E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul shpëton Schalken

Legjenda madrilene Raul Gonzalez është kthyer në Spanjë për të shënuar gol në barazimin 1-1 të skuadrës së tij Schalke kundër Valencias, në përballjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Mestalla.

Pas një krosimi të Jeremy Mathieu, Roberto Soldado me një vole ndëshkoi mysafirët (17’) për rezultatin 1-0.

Mirëpo në pjesën e dytë, Jurado pasoi te veterani Raul, i cili barazoi shifrat dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ky rezultat e favorizon Schalken që ndeshjen kthyese e zhvillon para tifozëve të vet dhe njëherit ka shënuar një gol të portën mysafire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›