MB marrëveshje me Departamentin Civil italian
Marrëveshja nga pala italiane është nënshkruar në Itali nga Nënsekretari për Mbrojtjen Civile pranë Këshillit të Ministrave të Italisë Z. Guido Bertolaso, ndërsa nga pala shqiptare u nënshkrua sot nga Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje palët marrin përsipër:
-Të nxisin zhvillimin e veprimtarive kërkimore të përbashkëta, me synim përmirësimin e aftësive parashikuese, parandaluese, zbutëse dhe të administrimit të rreziqeve.
-Të përcaktojnë dhe të zbatojnë strategji për forcimin institucional të sistemeve kombëtare të Mbrojtjes Civile përmes formimit të personelit.
-Të sigurojnë shkëmbimin e të dhënave dhe të përvojave personale në fushën e Mbrojtjes Civile.
-Të përmirësojnë mekanizmat e bashkëpunimit dhe të asistencës reciproke.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi pason një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar në Dhjetor të vitit 2007.
Bazuar në këtë Marrëveshje mirëkuptimi programet dhe projektet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Mbrojtjes Civile do të rregullohen në vijim me marrëveshje teknike midis strukturave përkatëse të të dy vendeve.