Raundi III, data caktohet të enjten nga Kuvendi
TIRANE- Raundi III per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit do te percaktohet diten e enjte ne seancen plenare.
Vendimi eshte marre gjate Konferences se Kryetareve, e cila nuk ka dale me nje date konsensuale, e ne kushte te tilla, vendimi i mbetet Kuvendit, gjate seances se dites se enjte.
“Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00″- thuhet ne deklaraten e Kuvendit.
Sipas saj, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të dytë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00.
“Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare”- theksohet ne deklarate.
Digjet raundi II, Topalli mbledh kryetaret
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ne nisje te seances plenare qe filloi me 45 minuta vonese ka deklaruar se raundi quhet i ezauruar, nderkohe qe ka njoftuar mbledhjen e Konferences se Kryetareve per te percaktuar raundin III.
“Bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise votimi quhet i kryer. Njoftoj mbledhjen e Konferences se Kryetareve pas nje ore per te vendosur daten e raundit te trete te votimit per presidentin e ri te vendit”- ka thene Topalli, duke njoftuar nderprerjen e seances.
Gjithcka erdhi pas nje takimi pa rezultat konkret mes kreut te qeverise, Sali Berisha dhe liderit te socialisteve, Edi Rama.
Komisioni i Ligjeve, i mbledhur per raportin qe duhet t’i paraqese Kuvendit perpara seances se votimit ka konstatuar se ende nuk ka një kandidaturë zyrtare për postin e presidentit.
Per pasoje votimi mbetet te quhet i ezauruar, nderkohe qe sipas rregullores, raundi i tretë zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë.
Ne takimin e djeshem Rama perseriti qendrimin e PS-se se nuk mund te jape konsensus per nje kandidature te njeanshme te paraqitur nga maxhoranca si ajo e Xhezair Zaganjorit, nderkohe qe beri me dije se gjate bisedimeve, maxhoranca vazhdon t’i qendroje te njejtes kandidature per kreun e ri te shtetit.
Berisha deklaroi se maxhoranca nderkohe i ka bere terheqjet e veta dhe pret me besim qe edhe opozita ne te mire te procesit te beje terheqjet e saj, madje i ka kerkuar edhe emra konkrete Rames.
Ky i fundit ka deklaruar prere se opozita eshte pakice dhe si e tille nuk hyn ne nje gare emrash.