E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi III për Presidentin, Kuvendi cakton datën

TIRANE- Raundi III per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit do te percaktohet sot ne seancen plenare.

Vendimi eshte marre disa dite me pare gjate Konferences se Kryetareve, e cila nuk mundi te dilte me nje date konsensuale, e ne kushte te tilla, vendimi i mbetet Kuvendit, gjate seances se dites se sotme.

“Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00″- thuhet ne deklaraten e Kuvendit.

Sipas saj, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të dytë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00.

“Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare”- theksohet ne deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›