Fier, vetëhelmohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë në qytetin e Fierit.
Altin Lamaj, banues në lagjen Apollonia ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit, pas konsumimit të një sasie fostoksine.
Shkaqet e vetëhelmimit të 27-vjeçarit nuk dihen, por policia ka nisur hetimet. / G.N.