237.5 kg hashash në kufirin me Greqinë

Marijuane e sekuestruar / Foto arkiv
237.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës.
Sipas informacioneve lënda narkotike është gjetur nga policia greke Drimadhë të Janinës, e ndarë në 8 çanta dhe e fshehur mes shkurreve.
Ndërkohë policia greke dhe ajo shqiptare kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e poseduesve. / E.B.