E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, vritet gjatë grabitjes shqiptari

Policia greke / Foto arkiv

Një shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në Athinë, teksa tentonte të grabitur një banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paiana të Athinës.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, ndërsa policia greke thotë se kjo nuk ishte grabitja e parë për të.

Ai kishte vjedhur më parë 2 banesa të tjera në bashkëpunim me kushëririn e tij, një 52-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas policisë greke dy shqiptarët ndodheshin prej 5 ditësh në Athinë. Policia greke gjithashtu ka arrestuar autorin e vrasjes, një 23-vjeçar grek, dhe kushëririn e viktimës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›