E Shtunë, 31 Tetor 2026

20-vjetori i Gj. Kushtetuese, Topi shtrëngon duart me Berishën dhe Topallin

Presidenti Bamir Topi ka shtrënguar duart me kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Të tre personalitetet e larta kanë qenë të ftuar në ceremoninë e organizuar me rastin e 20-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
 

Në fjalën e hapjes të ceremonisë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ka bërë një rezume të këtij institucioni gjatë këtyre viteve. Sipas tij gjatë vitit 1992-1998 Gjykata Kushtetuese vendosi gurët e themelit ndërsa kjo gjykatë u konsolidua me miratimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
 

Në konferencë, marrin pjesë në veprimtaritë që do të organizohen me këtë rast, delegacione nga gjykata kushtetuese të Evropës, Afrikës dhe Azisë, si dhe nga institucione të rëndësishme si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias, shoqata "Lawyer-Advocates Internationales" nga SHBA, etj.
 

Gjithashtu Konferencën do ta përshendesin personalitetet me të larta të vendit, si presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›