E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i 3-të për Presidentin, nesër në orën 10:00

TIRANE- Me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Shqipërisë vendosi që raundi i tretë për votimin e Presidentit të ri të Republikës të mbahet nesër, në orën 10:00.

Kuvendi miratoi kështu propozimin e bërë nga maxhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.

Ne prag te zhvillimit të raundit te trete te votimit, maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur nje kandidature konsensuale. I vetmi kandidat per President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhene konsesusin per emrin e tij.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino ka takuar sot, kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozites, Edi Rama si dhe kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, ku teme kryesore e bisedimeve ka qene zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›