Ndeshja Shqipëri-Francë, policia merr masat
TIRANE- Policia e Tiranes ne kuader te masave per mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Shqipëri Francë, neser në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa “, njofton bllokim qarkullimi ne disa rruge.
Permes nje deklarate per shtyp, policia e Tiranës thekson se do të ketë kontrolle të imtësishëm gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si: Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
“Do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Lekë Dukagjini”- thuhet ne deklarate, ku shtohet se policia kerkon mirekuptimin e qytetareve.