E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman mohon të ketë gënjyer

Vulf mori një kredi prej 500 mijë eurosh teksa ishte guvernator i Saksonisë së Poshtme. Por, në shkurt të vitit 2010, teksa rikthente paratë, ai u pyet nga partia e gjelbër opozitare nëse kishte marrëdhënie biznesi me sipërmarrësin Egon Geerkens.

Vulf mohoi të ketë çfarëdolloj lidhjeje të tillë me sipërmarrësin – diçka që zëdhënësi i tij ngul këmbë se është e vërteta e vetme në këtë histori.

Pretendimet se Vulf mund të mos e ketë thënë të vërtetën e plotë u publikuan në gazetën më të madhe gjermane “Bild”, të martën.

Vulf dhe bashkëshortja e tij blenë një shtëpi me paratë që morën hua nga bashkëshortja e Geerkensit, Edith-i dhe ranë dakord t’i kthenin pas deri në nëntor të vitit 2013, raporton “Bild”.

Sipas të përditshmes gjermane, norma e interesit ishte përcaktuar në 4%, më e ulët se ajo e bankave.
Por në shkurt në vitit 2010, kur ai u përball me pyetjet lidhur me lidhjet me Geerkensin, Vulf zëvendësoi kredinë private me një hipotekë bankare, pretendon “Bild”.

Vulf aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare gjashtëditore në Kuvajt, por në emër të tij ka reaguar zëdhënësi i cili nguli këmbë se “nuk ka pasur dhe nuk ka një marrëdhënie tregtare mes Presidentit dhe sipërmarrësit të fuqishëm”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-13 17:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›