Raxh Kapuri i mjekësisë
Ka kohë që komshia ime nuk shikon nga sytë. Vuante nga perdja e syrit, dhe shkoi ta hiqte. Një operacion rutinë, që në Perëndim kryhet në kushte ambulatore dhe konvejer. Por në vendin tonë, për shkak të politikave të papërgjegjshme të të gjitha qeverive të 20 vjetëve të fundit, ky shërbim kryhet nga privatë. Dhe kur flasim për “privat shqiptar”, duhet të nënkuptojmë biznesmenë me shkollë tetëvjeçare, që as infermierë nuk kanë punuar, ose profesionistë të mjekësisë, që i kanë regjistruar aktivitetet e tyre në emër të shoferëve dhe spitalet shtetërore ku janë primarë, i përdorin vetëm si sportele për të kaluar klientelën tek dera e tyre.
E pra, edhe komshinë time pensioniste e operuan, duke i kruajtur edhe qindarkën e fundit nga xhepat dhe duke e lënë me minimumin e shikimit. Kështu, një ditë më vjen për vizitë në shtëpi, dhe si shpeshherë ndodh, Petrit Vasili, po jepte intervistë në televizor.
“Po këta televizione, nuk kanë ç’të japin tjetër, por nxjerrin akoma Raxh Kapurin e kohës sime”, - m’u drejtua komshia. Këngëtari i filmave mediokër muzikorë indianë të viteve ’60 të shekullit të kaluar, është gjëja që u ka mbetur në mendje shumë shqiptarëve të asaj kohe. Ndoshta shikimi i turbullt i komshies, ngjyra ezmere e lëkurës e Petritit, e folura sikur përtyp muhalebi e tija, dhe e dalura në televizion, më e shpeshtë se e çfarëdolloj personazhi që realisht mund të ketë diçka për të thënë, e bëjnë komshien time ta ngatërrojë aktorin, me mjekun e specializuar për higjienist, i cili është ministër i Shëndetit të shqiptarëve, në vitet ’10 të mijëvjeçarit të tretë.
Por tragjikomikja mbaron këtu, dhe gjithë pjesa tjetër e mjekësisë është dramë. Nuk ia vlen të merresh me paraardhësit e Vasilit, kur një tjetër injorant i kësaj fushe si Nard Ndoka, molloiste për menaxhimin e shëndetit, ndërkohë që të vetmin shëndet që mund t’i besoje këtij njeriu, ishin ato të Zis-ave sovjetikë. Nuk ia vlen barra qiranë të evidentosh, se është papërgjegjshmëri e kryeministrit të vendit, ca më shumë mjek, që shëndetin e shtetasve të tij ta përdorë si monedhë shkëmbimi për pazaret partiake, dhe ta ofrosh këtë post ministror për kapacitete të llojit Ndoka. Por nëse ndokush pati iluzione se heqja e Ndokës ishte korrigjim, me dhënien e mjekësisë Vasilit, ishte tregues se shëndeti i shqiptarëve është monedhë me vlerë të pakët shkëmbimi, në pazaret partiake.
Ka vite që mjekësia lëngon në dyzimin midis privatit dhe shtetërorit. Një problem i tillë ekziston edhe në vendet e zhvilluara. Por nëse në Perëndim është thjesht një çështje superstrukture, ku diskutohet mirëmenaxhimi makroekonomik i këtij sektori dhe ku popullata nuk e ndjen konfliktin organizativ, pasi sigurimi shëndetësor ia mbulon kurimin në çdo institucion, madje edhe jashtë vendit, në Shqipëri, është një ndarje plaçke e hajdutëve. Ministrat e Shëndetësisë, me nxitjen dhe mbështetjen e bizneseve që duan të futen në sektorin e shëndetësisë, lobojnë në asfiksimin e shërbimeve publike, në mënyrë që nevojtarët t’i drejtohen privatit. Kemi parë që kryeministri i vendit merr pjesë në inaugurimin e spitaleve private. Por këto spitale private janë vetëm për ata që kanë të paguajnë, dhe janë më shumë biznese se qendra shëndetësore. Qoftë edhe shërbimin e urgjencës, këto qendra nuk e ofrojnë pa pagesë. Dhe në rast fatkeqësie të vdekjes së pacientit, nuk të japin trupin, pa bërë pagesën e kripur. Kuptohet që gjithë bashkëpunimi biznes-shtet ka lidhje me përfitimin dhe jo se ndonjërit i hapet barku për shëndetin publik. Ne e kemi parë që ministri, kur pësoi aksident, dhe Zoti e ruajti për të mirën tonë, përfundoi në një spital privat, dhe vetëm pas presionit të medias, shkoi tek Ushtaraku nga ku shpërndante edhe fotot. Gjatë kohës së shtrimit duhet ta ketë mësuar se skanerat e nevojshëm, në mungesë të atij shtetëror, bëheshin tek spitali privat.
Mesele më vete është rimbursimi i ilaçeve. Të futësh një ilaç në listën e rimbursimit nga shteti, përkthehet në fitime kolosale për tregtarin. Ministri i Shëndetësisë është akuzuar në shtyp se njëri nga tregtarët e lidhur me tenderat e mjekësisë, është i afërm i tij, por nuk ka gjetur rast të na afrojë oratorinë e tij televizive në shpjegim të këtij rasti.
Ambasadorët e vendeve të qytetëruara marrin iniciativa për të shpëtuar jetë njerëzore dhe gjetur fonde për ilaçe për të sëmurë rëndë, pasi spitalet shtetërore nuk kanë ilaçe për ta. Ndërsa si për tu tallur me jetët e njerëzve, publiku duhet të dëgjojë litanitë e Petritit të mjekësisë për shërbimin shëndetësor.
Gerontoktacia, është një plagë tjetër e këtij sistemi, ku primarë të reparteve, që librat e fundit profesional të lexuar, kanë ato të mjekësisë ruse të viteve ’60 të shekullit të kaluar, po mbysin dhe detyrojnë të ikin jashtë, profesionistë të shkolluar në vendet perëndimore, pasi këtu nuk shohin perspektivën e një karriere normale.
Dhe nëse hyn në spitalet publike, do shohësh se as higjiena më minimale nuk ekziston në to. Krevate të ardhura me ndihma në vitet ’90, çarçafë të shqyer e zgjyrë sikur kanë dalë qentë nga to, batanije turke të blera në tregun e çamëve, pllaka, suvatime e dyer të kalbura, të rrëzuara e shqyera, para se të montoheshin me tendera që nuk investojnë as 30% të vlerës së akorduar, dhe pastruese që nuk fshijnë dhomat, pasi duan 2.000 lekëshin nga pacienti. Të gjitha këto janë tregues se ministri as higjienën, profil në të cilin është specializuar, nuk di ta bëjë.
Ky njeri, është kthyer në barcaletë të qeverisjes shqiptare, por e keqja qëndron se kujton gjithë publikun, ekuivalent të kapaciteteve të tija mendore. Dihet që ai është në atë vend, vetëm si rezultat i një marrëveshjeje partiake, dhe dihet se pa mbrojtjen e Metës, të ndenjurat e tij, nuk e ngrohnin atë karrige as 24 sekonda. Por ka ardhur momenti, që pavarësisht marrëveshjeve partiake, në atë vend të vendosen njerëz të cilët kanë kapacitete ta drejtojnë atë. Kur një parti e kërkon atë post, është detyra e kryeministrit të vendit, të kërkojë që ai që do gëzojë postin, të zotërojë edhe kapacitetet intelektuale.
Për hir të “Fair play”, duhet evidentuar, se edhe nga krahu i opozitës, askush nuk merret me këtë sektor dhe nuk është planifikuar se si do ta shërojë këtë plagë. Asnjëherë nuk është marrë nga opozita në analizë, të evidentohen plagët e tij dhe ofrohen mënyrat për ta kuruar. Dhe meqë është në kërkim të rrugëve për pushtet, duhet t’ju ofrojë njerëzve një vizion ndryshe, dhe kjo nuk nënkupton injorimin e këtij sektori. Politika përpara se të jetë abstrakte, është mundësi dhe alternativë konkrete për administrimin e jetës së qytetarëve.
Më së fundi, çdonjëri prej nesh duhet ta kuptojë se do vijë ajo ditë që do jenë në dyert e spitalit për të kërkuar ndihmë. Dhe para atyre dyerve nuk ka më rëndësi përkatësia partiake apo krahinore, por shtrohet çështja e jetëve njerëzore. Jetë që nuk mund të shpëtohen nga ata që shpesh politika ka afruar si ministra të këtij sektori.