E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Milan, çfarë gëzimi janë 28 tituj në 26 vjet

ITALI- “Cfarë ndjeva? Pas golit të dytë gjuaja me grushta nga të gjitha anët, arrita deri aty sa ndrydha edhe dorën”, kështu deklaron Adriano Galliani pas përfundimit të ndeshjes, ku Milani fitoi Superkupën e Italisë, shkruan sot Corriere dello Sport.

“Kemi fituar titullin e 28, -kështu shprehet administratori i Përgjithshëm i Milanit, - është trofeu ynë i 15 kombëtar, ndërsa kemi edhe 13 të tjerë ndërkombëtar. Kemi fituar 26 çmime gjatë presidencës së Berluskonit”, tha ai, ndërsa shtoi se ka telefonuar këtë të fundit për ta falenderuar, kontributi i të cilit tek Milani është i madh.

Galliani falënderoj më tej edhe tifozët kinezë m Milanin, që sic tha ai ishin të shumtë në numër.

“Falenderoj tifozët milanistë kinezë, ishin fantastikë, kënduan himnin tonë në mënyrë të mrekullueshme, prandaj këshillova futbollistët t’i përshëndesnin pas ndeshjes, sepse e meritonin”, shtoi Galliani.

GËZIMI
Kontratën për të luajtur në Pekin, nuk e bëri Milani por Liga e serisë A. Se kisha me shumë qejf që derbi të luhej kaq larg, por në fakt ishte një eksperiencë shumë e bukur. Tani shpresojmë që edhe dy Superkupat e tjera të Italisë, të luhen në Pekin, është një vend i mrekullueshëm”, shprehet Galliani.

DEDIKIMI
Milani ia dedikon Superkupën Presidentit të Klubit AC Milan, Silvio Berluskonit dhe vajzës së tij Barbara. Ky trofe pasuron cmimet e fituara nga Milan në vitet e drejtimit ë Berluskonit, ku vecojmë 15 të tillë në Itali dhe 13 jashtë saj. Faqja zyrtare e klubit numëron këto trofe të fituar nga kuqezinjtë: 8 Scudetti (titull kampion), 1 Kupë të Italisë, 6 Superkupa të Italisë. Ndërsa jashtë vendit ka fituar 1 kupë (Fifa Club World), 2 kupa internacionale, 5 Champions League dhe 6 superkupa të Europës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›