E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Opozita te behet pjese e reformave ne shtator Rozeta Rapushi

Numri dy i Kuvendit, Vangjel Tavo, tha dje se Partia Socialiste duhet te jete ne Kuvend ne sesionin e ri parlamentar qe do te celet ne 5 shtator. Duke kritikuar qendrimin e opozites ne institucione, ish- deputeti socialist, tha se tashme e majta duhet te kryeje detyren e saj ne Kuvend, jo jashte saj. Sidomos tashme qe Shqiperia eshte nje hap larg integrimit ne Bashkimin Evropian. "Une kam qene nje nga deputetet, jo i vetem, por nje grup deputetesh kane qene kunder idese se kryetarit Edi Rama per bojkotin e parlamentit. Opozita duhet qe te vije ne parlament, te shpalose alternativat e saj, jemi nje hap larg firmosjes se marreveshjes per hyrjen e Shqiperise ne BE dhe opozita ka rolin e vet ne kete pike, gje qe opozita se ka bere punen, detyren e saj", u shpreh Tavo. Sipas tij, ne nje moment te tille deciziv per te ardhmen e vendit, deputetet e opozites duhet te kontribuojne per integrimin e vendit si dhe per realizimin e reformave te domosdoshme per kete hap. Nder to, permenden nisma ligjore te cilat domosdoshmerish kerkojne voten e deputeteve socialiste ne Kuvend, per shumicen e kerkuar prej 84 votash. Tavo theksoi faktin se jane te shumte ata deputete socialiste, te cilet kerkojne qe opozita te jete pjese e diskutimeve dhe jetes parlamentare, duke dhene edhe alternativat e tyre ne seanca plenare si dhe ne diskutimin e projektligjeve te shumta ne komisionet parlamentare te Kuvendit. "Opozita duhet te kryeje funksionin e saj ne Parlament dhe deputetet duhet te kontribuojne ne nisma te rendesishme ligjore, pasi per kete jane votuar", vijoi ai. Nenkryetari i Kuvendit, Tavo komentoi gjithashtu edhe ndryshimet e fundit qe u bene ne kabinetin qeveritar si dhe performancen e ministrave te Levizjes Socialiste per Integrim ne qeveri. Sipas tij, ministrat e LSI-se ne kabinetin qeveritar, duhet gjithashtu qe te japin llogari edhe perpara strukturave te Levizjes Socialiste per Integrim. Deputetet e Partise Socialiste, ju rikthyen bojkotit te Kuvendit, pak kohe para zhvillimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe nuk u rikthyen me edhe pas perfundimit te tyre. Madje socialistet refuzuan edhe ftesen e bere nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, per te qene pjese e diskutimeve, dialogut dhe pse jo nje tryeze per reformat brenda muajit korrik, para mbylljes se sesionit parlamentar. Tashme pritet qendrimi i tyre, ne celjen e sesionit te ri parlamentar ne 5 shtator.

PS, "premton" rikthim ne shtator

Partia Socialiste ka deklaruar deri me sot se do te rikthehet ne institucione ne shtator, me celjen e sesionit te ri parlamentar. Vete kryetari socialist, Edi Rama, premtoi rikthim te opozites ne shtator ne Kuvend, per integrimin e vendit dhe realizimin e nje sere reformash. Megjithate, aktualisht realizimi i reformave, me kryesisht edhe asaj zgjedhore ne Kodin Zgjedhor, jane shoqeruar me nje sere kushtesh, si ndryshime te tjera ne Kushtetuten e vendit. Nderkohe qe dy prej deputeteve socialiste, si Kastriot Islami dhe Andis Harasani, nuk e kane ndjekur linjen e grupit socialist por kane qene te pranishem ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›