Reagim i Kryeministrit Berisha ndaj keqinformimeve mbi festimet për 100 vjetorin e pavarësisë
"Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të kontrolluara prej tyre, me një qëndrim primitiv dhe për te mbjelle përçarje, trillojnë për kremtimet e 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë.
28/10/2012
Sipas tyre, po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndërkohe që po ulen figura te tjera, ndër te cilat dhe figura e Ismail Qemalit.
Lidhur me këto pretendime, Kryeministri thekson se ato janë qesharake dhe kryekëput mashtrime te bazuara ne provincializma hoxhiste.Axhenda e festimeve te 100 vjetorit është ndër më të studiuarat dhe nuk përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhende parashikon jo uljen e figurës së themeluesit të Pavarësisë, por lartësimin e saj, me vendosjen për here të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin e vendit Tirane".
28/10/2012