E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagim i firmës “Univers PG”, Perlat Meta: Nuk jemi firmë fantazmë



“Përshëndetje Redaksisë Albania! Unë Perlat Meta, Administratori i firmës “Univers PG”, ju vë në dijeni dhe dispozicionin tuaj të gjithë informacionin real dhe ekzistues dhe ju autorizoj ti publikoni në çdo kohë që ju nevojitet të informoni të gjitha shtresat e popullsisë, dhe uroj që të mos përfitoni dhe dezinformoni opinionin. Ashtu siç thoni sot më datë 22/04/2009. botoni dhe këtë realitet. Për sa i përket Publikimeve tona dhe kërkesat për partneritet ose pjesëmarrje në Tenderin që do të zhvillohej në datë 23/01 /2009, ne u munduam të bëjmë publik tenderin në Republikën e Shqipërisë për arsye se AKEP-i dhe Ministria e Telekomunikacionit deklaruan që nuk kanë oferta konkrete dhe se nevojitet të bëhet garë me shumë Konkurrues. Dhe për këtë arsye gjoja Tenderi u shty një muaj më vonë, të datës 20/02/2009. Po ju dërgoj Licencën që mora pjesë dhe ekstraktin e QKR dhe vendimin e Gjykatës së krijimit dhe aktivitetit. Me një fjalë nuk kemi qenë fantazmë dhe 4 vjet aktivitet kemi paguar TVSH Dogana import eksport. Fantazmat nuk paguajnë TVSH. Faleminderit për vëmendjen!”

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›