Reagimet e para për djegien e flamurit shqiptar

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka reaguar menjëherë lidhur me aktin vandal të djegies së flamurit kombëtar nga tifozët maqedonas në ndeshjen e basketbollit midis “Rabotniçki” dhe “Liria në Shkup”.
ZGJOHU! dënon ashpër djegien e flamurit kombëtar shqiptar dhe thirjet raciste kundër popullit shqiptar nga ana e huliganëve të vetëquajtur City Park Boys.
Lëvizja ZGJOHU! kërkon nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që menjëherë të ndërmarr masa përkatëse kundër huliganëve që po nxisin urrejte ndëretnike nëpërmjet djegies së flamurit shqiptar dhe thirrjeve raciste kundër popullit shqiptar.
ZGJOHU! pret që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejnë vendin e tyre para drejtësisë sa më parë në mënyrë që këto thirrje raciste dhe xheste shtazarake mos të kalojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të inkurajonte edhe të tjerë të ndërmarrin akte të ngjajshme që janë sulm i drejtpërdrejte kundër bashkëjetesës në Maqedoni.
Lëvizja ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Klubi i Basketbollit Rabotniçki të dënojë këtë incident të rëndë dhe të distancohet nga huliganët dhe të bëmat e tyre që në emër të përkrahjes për klubin shprehin urrejtjen për të tjerët.
Një reagim i njejtë ka pasuar edhe nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) në Maqedoni, e cila ka shprehur shqetësime lidhur me shprehjen e gjuhës së urrejtjes dhe raciste nga ana e tifozëve maqedonas.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga ngjarjet e tilla që ngjallin mesazhe raciste dhe që nuk i kontribojnë marrëdhënieve ndëretnike midis dy komuniteteve më të mëdha në vend”, thekson OBRIE, duke kërkuar që organet përgjegjëse të ndriçojnë rastin dhe të sanksionohen aktet e tilla të shprehjes së urrejtjes dhe racizmit.