Studim mbi kancerin e prostates
Qendra amerikane per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve njofton se kanceri i prostates eshte nder shkaqet kryesore te vdekjeve nga kanceri mes meshkujve. Edhe fondacioni per studime nderkombetare ne fushen e kancerit thote se gjate vitit 2008 u regjistruan rreth 900 mije raste te kancerit te prostates. Ne raportin e ketij fondacioni thuhet se deri ne vitin 2030 kjo shifer mund te dyfishohet. Por shume prej rasteve te reja te kancerit te prostates jane te nje rrezikshmerie te ulet dhe mund te mos kene nevoje per trajtim.
Steve Pienson ishte diagnostikuar me kancer ne prostat 3 vjet me pare por analizat tregonin se kanceri ishte i nje rrezikshmerie te ulet. Per kete arsye ai dhe mjeket vendosen qe te mos e trajtonin kancerin por te ndiqnin nga afer prognozen e semundjes nepermjet vezhgimit aktiv.
Steve thote se ai kishte planifikuar qe ti nenshtrohej operimit per te hequr tumorin.
Mjekja Julia Hayes prane institutit te Kancerit Dana Farber ne Boston thote se vezhgimi aktiv i semundjes perfshin analiza gjaku te permuajshme per te pare nivelin e nje proteine te quajtur antigjen specifik i prostates ose PSA. Mjekja Hayes thote se vezhgimi aktiv eshte nje strategji e re per pacientet qe nuk trajtohen fillimisht. Ata u nenshtrohen analizave te gjakut per PSA biopsive dhe vizitave te rregullta ne klinike. Nese semundja keqesohet atehere keta paciente i nenshtrohen trajtimit.
Arsyet qe mjeket dhe pacientet perpiqen te ndjekin strategji te vezhgimit aktiv eshte per te shmangur trajtimin nga i cili preket cilesia e jetes se pacientit me kancer ne prostat. Disa trajtime te prostates kane efekte anesore qe i bejne pacientet impotente sterile ose te mos jene ne gjendje te kontrollojne urinimin.
Steve Pienson thote se nese do ti ishte nenshtruar operacionit cilesia e jetes se tij mund te ishte bere me e keqe.
Mjekja Hayes dhe shkencetare te tjere krijuan ne model te komjuterizuar te 100 mije burrave 65 vjecare te sapo diagnostikuar me kancer ne prostat me rrezik te ulet. Disa prej tyre iu nenshtrun trajtimit te tjeret strategjise se vezhgimit aktiv.
Mjekja Hays thote se burrat qe ndoqen strategjine e vezhgimit aktiv paten nje cilesi jete me te mire ne krahasim me burrat qe iu neshtruan formave te tjera te trajtimit.
Por mjeku Sean Collins ne spitalin e universitetit Georgetown thote se ai rekomandon vezhgimin aktiv kryesisht per pacientet qe pritet te jetojne me pak se 10 vjet.
Doktor Collins thote se kur kryhet biopsia ne prostate mjeket marrin prej andej nje moster te kancerit. Por ne prostat mund te kete tumore te tjere te nje lloji me agresiv.
Nje tjeter disavantazh i vezhgimit aktiv qe ne disa raste quhet -shiko dhe prit - eshte se nje kancer me pak agresiv mund te rritet dhe kjo pastaj kerkon trajtim agresiv.
Doktor Collins thote se nese 1 mije paciente ndjekin strategjine e vezhgimit aktiv disa prej tyre do te vdesin nga kanceri por cilet do te jene ata kjo nuk dihet. Megjithate doktor Collins thote se studimi eshte i vlefshem sepse nga permiresimi i cilesise se jetes perfitojne shume paciente prandaj startegjia e vezhgimit aktiv per kancerin e prostates duhet patur parasysh. Studimi u botua ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise.