E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksident në superstradë, vdes 25 vjeçari

Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në superstradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20 e 30 në afërsi të pularisë Floryhen. I riu ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Sipas burimeve të policisë ai u përplas për vdekje nga një makinë, që udhëtonte në drejtim të Durrësit. Policia bëri të ditur se automjeti që bëri aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja. Edhe pse u përpoq që të jepej ndihma e parë, kjo ak qenë e pamundur, pasi 25 vjeçari nuk mundi ti mbijetonte goditjes. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, dërgoi trupin e viktimës në morgun e spitailt rajonal të qytetit të Durrësit. Po punohet për identifikimin viktimës. Gjithashtu, është krijuar një grup hetimor, i cili do të merret me zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe me vënien e autorit përpara përgjegjësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›