Shkodër, arrestohet Marjan Gryka, për kallëzim të rremë
Policia e Shkodrës ka arrestuar kryetarin e Shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pasi ai dyshohet për kallëzim të rremë. Sipas burimeve policore, “Marjan Gryka është arrestuar mbi bazë të një vendim gjykate, pasi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë lidhur me ngjarjen e denoncuar më 25 shtator 2008, kur ai tha se mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri nga persona të panjohur”. Pas këtij denoncimi, nisi menjëherë hetimi. Pas verifikimeve të bëra nga ana e hetuesve, rezultoi se i dyshuari Gryka ka bërë deponime të rreme, kur tha se u qëllua me plumba arme zjarri nga persona të paidentifikuar, mbrëmjen e 25 shtatorit, kur ai po përshkonte aksin rrugor Shirokë-Zogaj, të qytetit Shkodër. Verifikimet e kryera nga ana e specialistëve, nxorën përfundimin se “kishim të bënim thjesht dhe vetëm me një vetëplagosje, që ishte rrjedhojë e mashtrimit të Marjan Grykës që sajoi një atentat ndaj tij”. Kështu, kryetarit të shoqatës “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, do t’i duhet që të përballet me akuzat për “kallëzim të rremë”, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja, sipas Grykës
Marjan Gryka, kryetar i Shoqatës “Azem Hajdari”, deklaroi nga spitali i Shkodrës ku u mjekua për plumbin e marrë në këmbë, se u përball me një atentat me motive të mirëfillta politike. Burri 37-vjeçar, lindur në Shkodër dhe me banim në Tiranë, deklaroi se në orën 21:30 të 25 shtatorit, në vendin e quajtur Zogaj, në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, të qytetit Shkodër, u qëllua me armë zjarri, duke mbetur i plagosur nga persona ende të paidentifikuar. Gryka deklaroi se po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”, me targë TR 8406 F, kur u qëllua, sipas tij, nga dy persona që gjithashtu udhëtonin me një makinë. Duke folur për mediat një ditë pas plagosjes, Gryka theksoi ishte një krim politik. Sipas tij, “ishin dy persona të armatosur, që të dy maskuar dhe njëri prej tyre me uniformë policie, të cilët ishin instaluar si postbllok, duke më bërë me shenjë që të ndaloja”. “Ky ishte një atentat me motive politike nga njerëz të cilët vazhdojnë të vjellin vrer kundër heroit të Demokracisë, Azem Hajdari”, - ka pretenduar Gryka, president i shoqatës që mban emrin e ish-kryetarit të parë të Partisë Demokratike dhe kreu i Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Gryka, ish-truproja kryesor i Azem Hajdarit, ka theksuar edhe se “qëllimi i atentatorëve ishte që të më eliminonin mua fizikisht”.
Kush është Marjan Gryka
Marjan Gryka ka qenë ish-truproja e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Pak javë para se të vritej Azem Hajdari, Marjan Gryka është arrestuar si i dyshuar për sulmin ndaj institucioneve shtetërore në Shkodër. Gryka së bashku me shumë të tjerë janë konsideruar si persona të dyshimtë dhe individë që mund të shkaktonin trazira gjatë zhvillimit të referendumit për Kushtetutën, por asnjëherë akuzat ndaj tyre nuk u vërtetuan. Mbi supet e Grykës u ngrit akuzat e "përvetësimit të pronës ushtarake". Pak kohë pas vrasjes së Azemit, ai u lirua nga salla e gjyqit për mungesë provash dhe faktesh dhe nuk ka hezituar asnjë moment të akuzojë instancat shtetërore dhe vetë Kryeministrin aktual, Sali Berisha, për vrasjen e liderit të dhjetorit.