Reagimi i Brukselit sjell dëshpërim në radhët e grevistëve socialistë, Milo dhe Dade urdhërohen t’i lëshojnë ultimatume perëndimit

- Entuziazëm i munguar në cadrat e gravistëve, Edvinit nuk ia kthen buzëqeshjen as apeli anarshist i Kurt Kolës, për një 97-ë të dytë
- Protestë e grave kundër keqpërdorimit të deputeteve dhe grave socialiste, nga shpirt-ziu, Edvin Rama
- Kisha Katolike, shpreh shqetësim për situatën, sugjeron zgjidhje sa më të shpejtë
Pas deklaratës së djeshme të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, se për gjendjen shëndetësore të grevistëve do mbajnë përgjegjësi të vecanta, organizatorët e protestës, me në krye Edi Ramën, ka shkaktuar konfuzion në radhët e socialistëve. Paskal Milo dhe Arta Dade, kanë marrë urdhër të plotë nga byroja politike e brezit të dytë të nomeklaturës komuniste, për përshkallëzimin e qëndrimin reaksionar ndaj perëndimit dhe institucioneve të Bashkimin Ervopian. Dëshpërimi i thellë dhe abstraksioni mendor i Edvinit për të dalë nga kjo zallamahi e paprecedentë në historinë politike të pluralizmit, ka inkuadruar valën e sulmeve ndaj kancelarive perëndimore, se pse ato nuk mbështesin grevën e flijimit të deputetëve socialistë, për interesa të ngushta të Edi Ramës dhe klanit milioner në grupin parlamentar socialist. Krahas, reagimeve të përditshme të faktorëve të brendshëm politik, por edhe të jashtëm, Edi Rama është zënë në hall të madh dhe po kërkon neutralizimin e zërave kritikues, përmes apeleve anarshiste të Kurt Kolës, duk sjellë në vëmëendje kronikën e 97-ës dhe Arta Dades e Paskal Milos, për të shigjetuar ndërkombëtarët.
Aldo Bumçi: Edi Rama po ndjek amanetin e baballarëve, për bllokimin e heqjes së vizave “Bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Dash Myslim Peza, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre. Për këtë, zoti Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit ku mban shokët e vet. Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë. Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave. Në betim të baballarëve të tyre që mbajtën Shqipërinë e izoluar, Edi Rama me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit, me përplasje, me dhunë. Edi Rama në amanet të baballarëve, ka prioritet bllokimin e heqjes së vizave, izolimin e Shqipërisë. Edi Rama, për këtë ti mban përgjegjësi personale, individuale”.
Albana Vokshi: Edi Rama, je shpirt katil, ke futur në grevë nëna me fëmijë dhe gra familjare: "Kam dalë këtu jo si politikane, por do të flas si nënë, me dy fëmijë të vegjel që janë për mua mendimi i parë tek zgjohem dhe mendimi i fundit i ditës. Z. Rama, je i vetmi njeri në botë, por edhe si kryetar Partie, që fut në grevë urie nëna me fëmijë. Z. Rama, nënat me fëmijë nuk futen në grevë urie. A mendon t’i z. Rama, qoftë edhe një herë të vetme, qoftë edhe një cast cfarë drame përjetojnë fëmijët e këtyre nënave? Ti Z. Rama nuk mund të kuptosh cfarë do të thotë përkujdesi dhe përgjegjësia për fëmijët. Vetëm ne nënat e dimë. Z. Rama, fëmija është gjëja më e shtenjtë për cdo nënë në botë, prandaj asnjë nënë nuk ta fal ty dramën që po përjetojnë fëmijët e tyre. Ata fëmijë që shohin nënat në burgun e rrugës po terrorizohen, Edhe ata nuk do të ta falin ty këtë. Nuk gjej dot emër tjetër për ty - Katil. Z. Rama mos i detyro nënat të thonë atë që nuk ndjejnë. Mos i mbaj nënat në burgun tënd të rrugës. Z. Rama futja e nënave në grevë urie është e pafalshme. Vetëm ti mban përgjegjësi për jetën e tyre.
Dhunimi i gazetarit të TVSH, reagon PD: Mediat të ngrenë zërin e protestës ndaj dhunës vulgare të Edi Ramës Partia Demokratike reagoi sot, ndaj dhunës brutale të ushtruar ndaj gazetarit të TVSH-së dje në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli dënoi ashpër aktin, sipas saj mizor, që Rama u faturon përfaqësuesve të medias së lirë. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, kërkoi nga mediat të ngrejnë zërin e protestës ndaj kësaj dhune vulgare të Edi Ramës dhe ndjekësve të tij. “Dje bodyguardët e Partisë Socialiste, në nderim të ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave, keqtrajtuan dhe nxorrën me forcë jashtë konferencës së tyre për shtyp gazetarin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, si një dëshmi e qëndrimit brutal ndaj mediave që u thonë qytetarëve të vërtetën. Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj Radio Televizionit Publik Kombëtar, për fajin e vetëm se ky i fundit ka sjellë në ekranin dhe valët e tij zërin e protestës së qytetarëve të Tiranës për vuajtjen që zoti Rama u shkakton atyre me bllokimin e trafikut cdo ditë, dëshmon faktin që Edvin Kristaq Rama është një armik i egër i lirisë së shtypit dhe një rrezik i madh për të drejtën e informimit. PD nuk habitet aspak me këtë qëndrim të zotit Rama por fton mediat të ngrenë zërin e protestës ndaj këtij qëndrimi të Edi Ramës si një rrezik i madh për të sotmen dhe të ardhmen e tyre”.
Kisha Katolike, shpreh shqetësim për situatën, sugjeron zgjidhje sa më të shpejtë Drejtuesit e besimeve fetare i kujtojnë klasës politike se vazhdimi i debatit për zgjedhjet, 10 muaj pas përfundimit të tyre po dëmton interesat e vendit. Në një reagim publik, Kisha Katolike kërkon nga klasa politike që të gjej zgjidhje për situatën e krijuar duke ju dhënë fund debateve. Në një letër publike drejtuar Presidentit Topi dhe kryetares së Kuvendit, Topalli ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri bëjnë apel për drejtuesit e partive kryesor duke u kujtuar jo vetëm moralin e kishës interesin kombëtar. “Në këtë situatë të krijuar populli ynë po vuan. Ai ka të drejtë për një shoqëri më vëllazërore dhe paqësore. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend që po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me radhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian”, vrejnë në letrën e tyre drejtuesi e Kishës Katolike. Ata shtojnë se politikanët me ndërgjegje dhe përgjegjësi duhet “të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, për të cilin ka vend gjithmonë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë, duke pasur në zemër dhe në mendje gjithmonë të mirën e njerëzve tanë të vuajtur”.
...