Strategjia e re Ramës: Viktimizimi dhe Fatalizimi i humbjes
Lufta dhe propaganda janë shoqe të pandara. Edi Rama kërkon të japë një imazh fals dhe të mashtrojë opinionit publik. Si dhe pse, po e shtjellojmë sa më poshtë. Para ca kohësh, Partia Socialiste kërkoi dhe nënshkroi një kontratë konsulence me kompaninë amerikane “Rasky Baerlein Strategic Communications”, e njohur për rizgjedhjen e shumë kongresmenëve amerikanë. Mjaft elementë të sjelljes publike të Edi Ramës kohët e fundit janë indicie të qarta se ka pasur një përpunim imazhi dhe si duket, teza ka nisur të implementohet seriozisht gjatë protestës dhe grevës së pas30 prillit. Në konferencat e Ramës për shtyp shihet më së shumti një element i ri: e ka zëvendësuar arrogancën tipike me një viktimizin kimik. Ky viktimizim i theksuar publik, që herë-herë ngërthehet me një fatalizëm ekstrem, kërkon të përçojë nëntekstin se “unë, ego Edi Kristaq Rama, nuk kam gisht në këtë protestë-grevë, pasi gjërat kanë shkuar aq larg sa nuk mund të kthehem më prapa”. Edi Rama ka nisur të projektojë një opozitë të pashembullt më parë në historinë e këtij vendi, një opozitë të ashpër, që provokon skena mbijetese përballë pushtetit dhe që kërkon të mbështet tek viktimizimi. Viktimizmi është arti që të kërkosh në fillim mëshirë, e më pas pushtet, nëpërmjet komprometimit të pozicionit të kundërshtarit politik. Ai, nëpërmjet grevës kërkon ta fusë maxhorancën në një kënete pa dalje, në një xhungël ku konsumohet vetëm gjueti-safari me politikanë të caktuar, duke e shpëtuar kështu konfrontimit të ideve dhe programeve qeverisëse. Duke u paraqitur si viktimë - sepse patjetër diku ka një persekutor - nënkuptohet që lideri i maxhorancës klasifikohet si persekutori i minorancës. Sepse viktimizimi i Edvinit, me atë aradhë kompleksesh që ngërthen, është i brendshëm dhe artikulohet në mënyrë të sofistikuar ndër medie, si një deviacion psikologjik që kërkon praninë e gjithmonshme në mes të skenës politike, për t’u klasifikuar në ekzibicionizëm. Në publik, viktimizimi përdoret për të përftuar favore, pazare apo gjëra të tjera. Në sferën private, njerëzit janë më hipokritë dhe e bëjnë viktimën për të shpëtuar nga situatat dhe përgjegjësitë. është ligji i transformimit: “Në çdo rast mund të kalohet nga gjendja e viktimës në rolin e xhelatit dhe e anasjellta”. Dhe kush më mirë se Edi Rama arrin të shndërrohet sa hap e mbyll sytë. Ishte ky Edi Kristaq Rama që vendosi pas 10 minutash monolog shpërthyes se kishte ardhur koha e “rezistencës, rezistencës, rezistencës”, duke ngritur konfliktin politik në majë dhe për kundërpeshë, duke marrë poza të një low profile, një profili të ulët. Në parim strategjia funksionon po të kujtoni shembullin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Në to, Obama ruajti një profil më mbrojtës sesa sulmues, pra e kundërta e Xhon Mekejn, që për të fituar terren sulmoi para e prapa. Mirëpo kur erdhi furia e krizës financiare të kredive toksike, Barack Obama u pozicionua me një profil të qartë, të prerë e të vendosur që jepte siguri duke e identifikuar në mënyre indirekte kundërshtarin Mekejn me ish-presidentin Xhorxh Bush. Natyrisht në strategjinë politike amerikane kjo funksionon, por në Shqipëri aspak. Sepse këtu, liderët që kanë fituar politikisht janë gjithmonë ata që kanë pasur një kauzë e që kanë galvanizuar një elektorat, një popull, një milet. Edi Rama me mendimin obsesiv për të përdorur kauzën kutiste, realisht nuk përfaqëson asgjë, pasi gjithçka është sajesë e sutakut personal, me absurd-qëllimin; marrjen e pushtetin në tavolinë. Fatalizmi materialistit shfaqet hapur në grevën distike për kutitë e hapura e të mbyllura, çka shpreh haptazi tëhuajësimin ndaj kërkesave të shoqërisë.
...