Reportazh/Konservatori Kameron, gati të marrë frenat e qeverisë britanike
Edhe këtë mëngjes, Ai bën një vrapim të lehtë. Veçanërisht sot që është qielli i qartë dhe klima e butë, 14 gradë, me një maksimum prej 19 gradësh, sipas lajmeve të BBC. është ora 8 fiks, kur David Kameron del me tuta nga vila e tij, në lagjen Kensington, e cila është e famshme për tregun “Portobello road”. është në humor të mirë sepse dielli shkëlqen (u thotë bashkëpunëtorëve: “Le ta gëzojmë të gjithin. Sot është një mrekulli”), por edhe sepse gazetat britanike botojnë sondazhe shumë të favorshme për të. Ky është një lajm fort i mirë, sidomos pas debatit të parë televiziv, i cili e pa atë të mundur, së bashku me Kryeministrin Laburist Gordon Broun, pasi fitorja i shkoi yllit të ri të politikës britanike, Nick Clegg-ut, liderit të Partisë Liberal-Demokrate. Por me paraqitjen e dytë televizive, shkoi pak “më mirë”. Shumë komentues shkruan se lideri i konservatorëve të rinj “new konservative” është kthyer në garën për të fituar banesën në “Downing Street 10”, që është edhe rezidenca e kryeministrit. Pëlqimet për konservatorët Torie-s sheshohen diku tek 35 përqind, kurse laburistët dhe Liberal-Demokratët enden diku 29-30 përqind, ndoshta më pak.
Gjithsesi, nuk është ende ajo çka Kameron kishte parashikuar në fillim të fushatës, kur gëzonte një avantazh prej 10 pikësh në sondazhe dhe mendonte arritjen e pragut të 40 përqindëshit, një fitore finale, me një shumicë prej 646 vendesh në Dhomën e Komunave (sot Torie-s u mungojnë plot 40 vende). Po të qëndronte rezultati kështu, do të fitonin patjetër konservatorët, por Parlamenti do të qëndronte "i varur” peng prej pakicave. Në çdo rast, luhatjet e interesit të zgjedhësve, së paku në qëllimet para-zgjedhore janë një shenjë e mirë për ditën e fundit të fushatës para votimit të nesërm, më 6 maj, duke parë ballafaqimin e tretë dhe të fundit televiziv.
I shoqëruar nga tre burra të Special Branch (shërbimi sigurisë), dhe disa bashkëpunëtorë, David Kameron, 43 vjeç, të cilin të gjithë këtu e quajnë me afrimitet “Dave”, vrapon me një ritëm të mirë për nja gjysmë ore. Pastaj, i skuqur në fytyrë, kthehet në shtëpi. Një dush i shpejtë, një puthje për Nancy dhe Helen - dy vajzat - dhe një më të zgjatur gruas së tij Samantha, që është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, në orën 9:15 hipën në “pall-mall”-in e Partisë Konservatore, në faqen anësore të të cilit qëndron slogani zyrtar: “Voto për ndryshim”. Shkon dhe ulet në sallën e pritjes në fund, hap çantën që i ngjan një piloti avioni dhe fillon të shkruajë me dorën e majtë, ndërkohë që kryen telefonata për një kohë të gjatë. Destinacioni “Grays”, në Essex, një qark rural në lindje të Britanisë, një orë e 20 minuta nga Londra. është një zonë elektorale e kontestueshme, që Torie-s duan ta mbrojnë. Kandidati për kryeministër i Partisë Konservatore, ka vendosur të përqendrohet në manifestimet publike vetëm në vendet margjinale: këtë gjë e ka bërë çdo ditë. Për pjesën tjetër të ditës, mbeten daljet në TV dhe ato të shumëfishta në internet. Kjo është risia më e madhe e një fushate në mesin e më të pasigurtave dhe më intrigueseve në historinë e Britanisë së Madhe.
Dikur, ato diskutoheshin me qindra e mijëra militantë, me vizita derë më derë dhe me të përditshmet konferenca shtypi. Këtë herë, kanë shumë rëndësi tre debatet në një ekran të vogël - krejt si në Amerikë - çka shpërblen forcën e karakterit, të sigurisë, joshjen me fjalë dhe me fytyrën.
Nick Clegg fitoi daljen e parë, sepse u imponua me një buzëqeshje verbuese dhe dukurinë e anti-polikës. Broun humbi sepse ai u bë i vrazhdë dhe gjithnjë e më “i ngjirur” (“Nëse doni një njeri PR, nuk jam unë. Por nëse doni një njeri të qeverisë, unë jam këtu”, tha ai). Kurse Kameron nuk ka arritur të bindë për shkak se nuk arriti të ngjallte emocion, siç ndodh shpesh. Pas një kurimi special nën kujdesin e veçantë të gruas së tij Samantha, e cila është njëra nga gratë më krijuese të Londrës, në debatin e dytë ai nxori jashtë një pasion dhe i ndryshoi shanset e pafavorshme. Pjesa tjetër është bërë nga këshillat dhe sugjerimet e “dhomës së luftës” të partisë së tij, e cila ndodhet në katin e tretë të selisë së përgjithshme në Millbank, Londër. George Osborne, miku i tij, Kancelari hije i Thesarit dhe përgjegjës për fushatën, e ka këshilluar atë të hapë, edhe pse gradualisht, mundësinë e një qeverie të pakicës me Liberal-demokratët, të mbështetur nga dhënia e koncesionit për një reformë zgjedhore: sepse kështu siç është, Ligji shpërblen një shumicë të pastër të dy partive të mëdha (dhe veçanërisht në këtë kohë Partinë Laburiste) dhe penalizon rëndë partinë e tretë, të cilës i kreditohen më pak se 100 deputetët me përqindje të njëjtë apo edhe më të lartë votash të partisë së Gordon Broun. Andi Coulson, spin-doctor, ish-drejtor i News of the World, i ka imponuar një stil më të vendosur. Steve Hilton, drejtor i strategjisë, ka rishkruar agjendën e angazhimeve politike bashkë me një sulm ndaj 20-30 kolegjeve, që si bilanc janë të vendosur tashmë në duart e Punës.
Që kandidati Kameron të ngjall më shumë besim, kjo mund të shihet edhe sapo të dalësh jashtë autobusit, ku në një lëndinë të Kolegjit Palmer-s, ku pritet nga qindra aktivistë. Kandidati kryesor është me një këmishë blu të errët sportive me mëngë të mbështjella. Pantallona kadife të së njëjtës ngjyrë. Në këmbë mban një palë këpucë verore të stilit të Oksfordit. Për të qenë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit Uilliam IV, “Dave” nuk është snob për fansat që u mblodhën përreth, me bluza blu ku është e shkruar “Big society» qëllimi i opozitës Tori, në kundërshtim të “Big government” laburiste. Edukimi në kolegjin elitar të Eton duket menjëherë, por mungon ndonjë formë të intelektualizmi.
Pasuria dhe siguria e familjes sjellin të jetë pak auto-referencial, por që i jep edhe një dozë të mjaftueshme pragmatizmi.
Gojëtaria nuk është vizionare apo joshës, si ajo e Toni Bler, por mesazhi është direkt
këto ditë parazgjedhore kanë pasur lidhje me kërcënimin e “bllokimit të parlamentit”, e nuk i gëzon biznesmenët, si Rupert Murdoch. “Kemi nevojë për një fitore të qartë dhe vendimtare për të qeverisur”, thotë, si zakonisht, duke drejtuar gishtin tregues të majtë. “Përndryshe, do të kemi një Kryeministër, rezultat i marrëveshjeve në prapaskenë”. Aluzioni është për mundësinë e një marrëveshjeje mes laburistëve të Broun dhe Liberal-demokratëve të Clegg për marrjen e kryesimit të Downing Street, nga ana e Ministrit aktual të Jashtëm David Miliband, që është edhe i sponsorizuar nga Peter Mandelson, "Richelieu i laburistëve”, shpikës i formulës laburistët e rinj, që në 1997 solli në pushtet Blair. “A është kjo demokracia?” pyet Kameron duke e ditur mirë edhe opinionit e publikut. "A është ky përparimi? A është ky ndryshimi?. “Jo, jo, jo” - është britma e militantëve. “Mund të ndryshojë për mirë, por edhe për më keq, dhe me parlamentin e bllokuar është sigurisht një tragjedi”.
Pastaj, braktisur retorikën, premton, në rast se del fitues, për të ndryshuar ligjin aktual r për të siguruar që çdo kryeministër që emërohet pas gjysmës së legjislaturës mund të thirrë zgjedhje të reja brenda gjashtë muajve. “Gordon Broun do të ishte në shtëpi prej të paktën tre vjetësh” shprehet kandidatit konservator, duke harruar se partia e kolegut të tij John Major trashëgoi skeptrin e kryeministrit, në gjysmën e periudhës 5-vjeçare. Ka ca rezerva për Liberal Demokratët, të akuzuar për amnisti për 1 milion emigrantë të paligjshëm.
Pasi 10 minutash zbriti nga tribuna e improvizuar Kameron, që ishte i rrethuar gjithmonë nga fansat e “Big society”, mbyllur në hollin e kolegjit për të folur me drejtorin dhe mësuesit. Një profesor, i mëdyshur, thotë se nuk u takon vetëm qytetarëve të themelojnë dhe të menaxhojnë shkollat, siç theksohet në manifest zgjedhor të Konservatorëve. “I takon qeverisë të sigurojë që qytetarët të marrin sa më shumë përgjegjësi” është përgjigja diplomatike e Kameron.
Që pastaj përsërit si një “mantra” e fushatës elektorale, se është nevoja për të zvogëluar nga 10 përqind numrin e parlamentarëve të Dhomës së Komunave, “një nga më të mëdhatë në legjislaturat e botës”. Dhe atyre që vënë në dukje se me sa duket kjo është "një masë populiste", Ai u përgjigjet duke marrë për model gazetarët që e ndjekin atë në grup. "Shikoni se çfarë po ndodh në media. Secili prej tyre bën shumë gjëra në ditë, shkruajnë dhe komunikojnë, përdorin blogje-ditar, Facebook dhe Twitter për t’u mbajtur në kontakt të vazhdueshëm me lexuesit. Nëse gazetarët mund të bëjë më shumë me më pak, të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe parlamentarët.
Dhe në fund pyetje dhe përgjigje mbi Euro-skepticizmin e tij. “Dua Britaninë në Europë, por nuk dua të qeverisem nga Europa”.
Jashtë, dy punonjës të stafit kanë organizuar skenën për Televizionet. Një baba dhe një nënë që prezantojnë binjakët e tyre Kameron: mbi tutat e bardha me “është koha për ndryshim”. Kandidati është i kënaqur dhe i pyet prindërit se sa kushton qumështi që pinë dhe sa pelena ata përdorin çdo ditë. “Duhet më shumë paund, a po jo?", pyet Kameron, i cili përshëndet familjen e madhe Torie-s, me një “Paç fat”.
E pret një BMW e re blu me motorë ndezur. Një zëdhënës i ri i thotë bindshëm se për sot mjafton këtu, sepse Kameron duhet të shkojë me një vrap në Peasemore, një fshat piktoresk në Berkshire, ku ai u martua me motrën më të vogël, Clare, 38 vjeç. Para se të hipte në makinë, lideri konservator i thotë gazetarit: “E kam shumë përzemër Clare. Sepse ishte ajo që më njohu me gruan time Samantha. Merre me mend se ku? Në Kalabri, në verën e vitit 1992. “Shpresojmë, nëse zgjidhem kryeministër, të vejmë për të kaluar pushimet”.