E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, gati vendimi për rritjen e radhës të rrogave dhe pensioneve

Kryeministri Berisha: Siguruam fondin nga heqja e automjeteve të zyrtarëve


Këshilli i Ministrave pritet të miratojë shumë shpejt, vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Afro një vit nga rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve, kreu i qeverisë Sali Berisha, premtoi sot vazhdimin e kësaj politike, përmes një disipline mjaft të fortë. “Ne do proçedojmë me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky është një vit në të cilin realisht tregjet financiare evropiane janë në gjendje më të vështirë. Qeveria është e vendosur që me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit dhe ngrijen 20% të buxhetit që dërguam në Parlament veçse institucioneve të pavarura të rriten rrogat e pensionet. I tërë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve u bë i mundur nga heqja e makinave”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se rrogat do t’u rriten më shumë atyre që kanë pagë të ulët. Berisha ka kërkuar lëvrimin e një fondi për rrogat e gjykatësve të të gjitha gjykatave. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha ka njoftuar edhe uljen në masën 10 % të TVSH-së në sistemin e shëndetësisë dhe në sektorin e teknologjisë së lartë. “Me këtë vendim i jepet frymamarrje shërbimeve publike e private në shëndetësi dhe njëherësh i jepet fund spekulimeve me ilaçet, pasi Shqipëria ka çmimet më të larta të ilaçeve në rajon. Me këtë vendim të cilin komuniteti i mjekëve, por edhe sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit e shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar shumë, ne synojmë në kaudrin e reformës në shëndetësi të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime jetike për qytetarët shqiptarë. Duke përgjysmuar TVSH-në, vetëm me këtë masë, në sektorin e shëndetësisë do të mundësohet investimi i qindra milionë eurove më shumë”, deklaroi kryeministri Berisha. “Do i jepet fund spekulimit të disa importuesve të ilaçeve që me dikumente të falsifikuara deklarojnë me fakte çmime 406 herë më të larta”, shtoi kryeministri. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se kompanitë e teknologjisë së lartë, të cilat kanë mision të zhvillojnë Shqipërinë dixhitale, meritojnë një lehtësim. “Ecja drejt shërbimeve të dixhitalizuara është mënyra më e sigurtë për përmirësim shumë të madh për shërbime ndaj qytetarëve. Nesër çdo shërbim buroktratik qytetari duhet ta ketë në një sportel të vetëm. Ndaj do ulim TVSH-në edhe për këtë biznes në 10 %”, vuri në dukje Berisha, duke nënvizuar edhe njëherë se qeveria është e zotuar të çojë internetin në shtëpinë e çdo shqiptari shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›