Berisha: Vendimet e gjykatave, të panegociueshme- protesta është vlerë e demokracisë

Kryeministri i vendit Sali Berisha, shprehet edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë tentativë për të anashkaluar vendimet e gjykatave, për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Berisha shprehur ndjeshmërinë e tij për grevistët, por theksoi se kurrsesi nuk ka ligj që detyron kryeministrin të dalë mbi një pushtet të pavarur sic është gjyqësori. Pas homazheve të zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve, në ditën e 5 majit, Ditën e Dëshmorëve të Kombit, shefi i ekzekutivit i pyetur nga mediat, për situatën politike në vend dhe grevën e eksponentëve socialistë, tha se është e drejtë e tyre, të zgjedhin cfarë do lloj forme paqësore të protestës. “Greva është një vlerë e demokracisë. Shpreh ndjeshmërinë time për grevistët. është e drejta e tyre të protestojnë, por unë nuk merrem me vendimet e gjykatave”, u shpreh kryeminsitri Berisha.
...