E Shtunë, 31 Tetor 2026

“U12-07”, llokma që duhej të shumëfishonte milionat e Edi Ramës

Opinionit publik i është komunikuar rreziku që i kanoset një zone pranë kryeqytetit, e cila në rast të mos ndërhyrjes së ligjit, mund të kthehet fare lehtë në një bumerang ndërtimesh shumë katëshe. Kjo zonë është Parku i Liqenit artificial, e shpallur nga Bashkia e Tiranës si hapësirë me intensitet të lartë ndërtimesh nga 20-30 kate.
U12-07 është kodi i tërësisë së sipërfaqes së parashikuar për t’u betonuar nga Bashkia e Tiranës, e cila shtrihet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit, në afërsi të kodrave të Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut të lodrave pranë Aquadromit. Aty përfshihet një sipërfaqe e studiuar për t’u betonuar prej rreth 130 mijë m2. Nga këto, mbi 90 për qind u është akorduar njerëzve të afërt, madje shume të afërt të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe, jo pa qëllim, një sipërfaqe fare e vogël, është rezervuar edhe për firma që nuk kanë lidhje me të. Intensiteti i ndërtimeve në këtë zonë pritet të jetë ndër më të lartët në vend, jashtë çdo lloj parametri ligjor.
Ende inekzistent qëndrimi i qytetarëve, taksapaguesve të rregullt, për rrezikun që i kanoset zonës së gjelbër të kodrave të Liqenit artificial, pritet të kataplojë ndërhyrjen e ligjit për të ndaluar në kohë këtë masakër të vërtetë urbane.
Përfundimisht, me zbatimin e këtij projekti famëkeq, Tirana merr pamjen e një qyteti betoni, ku përveç ndërtimeve të panevojshme shumë katëshe, të cilat do zëvendësojnë gjelbërimin, s’do ketë kurrgjë tjetër.
Kjo është motoja e Edi Ramës dhe kartelit të tij të ndërtimit, me aksione në Bashkinë e Tiranës, se realisht as kjo e fundit s’është më e kryetarit që ne dimë dhe njohim, por e njerëzve si Koçua, Dashi, Lepri, Fideli dhe familja Leskaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›