Reagimi i “plevicës zyrtare”/Braçe: Islami dhe Harasani të mos bëjnë publike problemet e PS-së

Deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaron se në PS ka elementë të caktuar që nxjerrin në sytë dhe veshët e opinionit publik, problemet e vërteta të partisë më të madhe të opozitës. Në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social FaceBook, Braçe përcjell shqetësimin se socialistët e thjeshtë po informohen për katrahurën brenda PS-së, ndërsa i kërkon deputetëve të mos flasin më për problemet e brendshme në Partinë Socialiste. “Të pështysh lart bie gjithnjë poshtë!”, thotë Braçe duke iu drejtuar dy deputetëve Islami dhe Harasani. “E di që ka ndër njerëz që besojnë se të pështysh lart në shenje, ngjit! Dua t’i siguroj se në çdo rast, pështyma bie poshtë! Më kot përpiqesh t’i bësh dredha! Të gjithë ata që dje kanë treguar PS-në si PD-në, kanë gabuar. Nuk dua të jap argumente për një parti të vdekur ku rron veç familja. Nuk dua të them që ndër ne nuk ka probleme! Ka plot... Por varet se për çfarë angazhohesh. Të pështysh nuk vlen...ndaj boll!”, thotë Braçe. Malaj dhe Harasani janë dy deputetët e opozitës që kanë kundërshtuar bojkotin e Kuvendit dhe bllokimin e ligjeve me 3 të 5. Por, edhe pse çështja është se a do ndërgjegjësohet PS për përgjegjësitë e saj ligjore dhe Kushtetuese, Braçe e shtyn kohën, duke atakuar në distancë deputetët e “Mendimit Ndryshe”. Ajo që bie në sy është se Braçe pranon problemet e brendshme në PS dhe se partia më e madhe e opozitës s’po funksionon në mënyrë demokratike. A thua se më këtë Braçe nënkupton mos respektimin e forumeve vendimmarrëse si dhe komandimin dhe delegimin e kontrolluar të përfaqësive në rangje lokale dhe qendrore? Mbetet për t’u parë, por Erion Braçe është vigjilent dhe arrin ta kuptojë katrhurën në PS, por i pafuqishëm përballë aleancës së klientelizmit, detyrohet të atakojë Lëvizjen për Mondernizimin e Partisë Socialiste.
...