E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllojnë me armë zjarri, në kërkim autorët

Një person është plagosur mbrëmjen e ditës së hënë në zonën e Kamzës në kryeqytet. Personi i cili është qëlluar ka marrë plagë të rënda në këmbë nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë nga një automjet.

Ndërkohë, i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje duke filluar hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›