E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi - Josipovic Bashke per integrimin

E hene 23 Janar 2012 1445 Presidenti Topi ne takim Dy vende te Ballkanit qe u anetaresuan bashke ne NATO por qe nuk paten te njejtin fat ne integrimin ne BE Shqiperia dhe Kroacia perkrahin iniciativat e perbashketa per te cuar perpara aspiraten evropiane. Kjo eshte bere e ditur gjate vizites zyrtare te presidentit kroat Ivo Josipovic ne Tirane me homologun e tij Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur deshiren qe ne 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise Shqiperia te kete statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Mbeshtetje per integrimin e Shqiperise ka dhene presidenti kroat i cili ka pohuar se vendi i tij do te jete nje ze me shume per anetaresimin ne BE. Te dy presidentet vleresuan rolet reciproke politike konstruktive ne rajon. Ajo qe u theksua ne menyre te vecante ishte qe Serbia dhe Kosova te bejne cmos qe ceshtja te zgjidhet me negociata. Vizita e presidentit kroat ka sherbyer dhe per te firmosur marreveshjen mes dy vendeve sa i takon lejeve te qarkullimit qe parasheh per shoferet heqjen e patentave nderkombetare ne udhetimin e tyre per ne Kroaci dhe anasjelltas. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›