Doshi: Pro heqjes së imunitetit, Prokuroria të gjej urdhëruesit e vrasjeve

Pas vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me heqjen e imunitetit të tre prej deputetëve të Partisë Socialiste, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i njërit prej tyre, konkretisht i Tom Doshit. Në një njoftim për shtyp ai ka shprehur gadishmerinë bashkëpunim në hetime, duke theksuar se do të votojë dhe vetë për heqjen e imunitetit, ndërsa ka shtuar se ai nuk ka qenë pjesë e nxitjes dhe dhunës por ka kontribuuar në qetësimin e turmës. Më tej ai ka lëshuar akuza ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar si urdhërues të vrasjeve të 21 janarit.
“Sapo u njoha me deklaraten e Prokurores se Pergjithshme se eshte kerkuar imuniteti im parlamentar per hetimet e 21 Janarit. Shpreh gatishmerine time te menjehershme te vihem ne dispozicion te hetimeve, duke mbeshtetur parimisht kete kerkese. Do te votoj edhe vete PRO kesaj kerkese diten qe do vije ne Parlament. Une kam qene ne kete proteste si deputet i Partise Socialiste dhe kam demonstruar i qete dhe paqesisht. Edhe kur Policia dhe Garda filluan te godasin, rrahin dhe me pas vrasin protestuesit, une kam kontribuar per te qetesuar protestuesit, per te ndaluar aktet e dhunshme. Cdo hap imi ate dite eshte filmuar dhe cdo gje eshte transparente. Prokuroja e Pergjithshme sot deklaroi se Policia e Shtetit ka deklaruar me shkrim dhe zyrtarisht se nuk mund te provoj asgje te dhunshme te organizuar politikisht ne organizimin e protestes. Prokuroia i ka gjetur vrasesit ordiner. Prokuroria duhet te gjej sa me shpejt vrasesit me pushtet, ata qe kane urdheruar vrasjet. Kur vret kryetari i Gardes se Republikes, askush nuk ka dyshim se urdherin e ka dhene Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe udherave fshihen nga stafi i Keshillit te Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdheri eshte dhene nga Kryeministri. Sot eshte hedhur nje hap i madh per venien ne vend te drejtesise per krimin e 21 Janarit. Pune te mbare Prokurorise”-përfundoi ai.