Bashkia e Tiranës: Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës

Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund spekullimeve lidhur me çmimin e biletës për linjat urbane të qytetit të Tiranës. Në një konferencë për shtyp zëdhenësja e bashkisë Tiranë, Anila Bisha ka bërë me dije se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare.
Reagimi i Bashkisë së Tiranës ka ardhur menjëherë pasi Shoqëritë e transportit urban kanë lajmëruar qytetarët se duke filluar nga data 1 shkurt për një biletë urbani do të paguajnë 50 ose 70 lekë.