E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojnë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor: Akuzat e PS, të pabaza, vendimmarrja ishte në përputhje me ligjin

16-07-2011 / Gazeta 55

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Apelit i janë drejtuar me anë të një letre presidentit të Republikës dhe ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, ku shprehin shqetësimin e tyre për sulmet e pamoralshme të deputetëve socialistë dhe vetë kryetarit Edi Rama. 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me pëlqimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndjehen të fyer nga akuzat e ngritura ditët e fundit nga makineria e shpifjes dhe trillimit që udhëheq kryetari i Partisë Socialiste. Në letrën e tyre drejtuar kreut të shtetit, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kërkojnë që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të diskutohet pikërisht për sulmet e opozitës socialiste ndaj trupës gjyqësore. Prej disa ditësh, Edi Ram dhe shpura e tij në PS, kanë kurdisur një valë të egër akuzash ndaj gjyqtarëve, duke i akuzuar ata si të korruptuar në dhënien e vendimit final për rezultatin zgjedhor të Tiranës. Edhe pse agjëkundi nuk gjendet qoftë edhe prova më e vogël e këtij “mega-korrupsioni” që zbuluan përfaqësuesit e opozitës, arkitektët e shpifjes në ngrehinën socialiste s’kanë kurajën më modeste, atë të ndjesës publike. Reagimi i anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor është një këmbanë alarmi për Këshillin e Lartë të Drëjtësisë dhe titullarët e këtij institucioni se, gjyqtarët po bien pre e shantazheve të politikës si dhe përbaltjes së pamëshirshme e cila zë fill në filozofinë e mbrapshtë të socialistëve, që prej zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›