E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arritën 5 mijë vaksina

Të dielën pasdite kanë arritur në Kosovë 5 mijë vaksina kundër gripit të derrave, donacion ky i Qeverisë së Turqisë, ndërkaq nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi i personelit mjekësor në Klinikën Infektive, Emergjencë dhe në Klinikën e Gjinekologjisë.

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, gjatë një konference për media, ka thënë se ka arritur kontingjenti prej 5 mijë doza të vaksinës kundër gripit të ri pandemik A/ H1N1, që janë donacion i Republikës së Turqisë, por nuk ka konfirmuar nëse do të vaksinim të fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Sot pasdite në Kosovë ka arritur kontingjenti prej 5000 doza të vaksinës kundër gripit të ri pandemik A H1N1, që janë donacion i Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, pra për qytetarët e Kosovës. Këto vaksina që nga dita e nesërme do të fillojnë të jepen së pari punëtorëve shëndetësor sipas planit të vaksinimit që e bën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Prioritet natyrisht do të kenë punonjësit shëndetësor për arsye se ata janë më të rrezikuarit dhe ne e vlerësojmë që nesër do të fillohet me Klinikën Infektive, Qendrën Emergjente, Gjinekologjinë, por kemi informacione se ka edhe klinika tjera të cilët janë të interesuar që ti vaksinojnë punëtorët e tyre, ka thënë Hoti, transmeton Kosovapress.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›