Reagon “ACR”: Negociojmë vetëm me Bordin Drejtues
Kompania “ACR”, ka reaguar pas vendimit që kanë marrë minatorët për të ardhur nesër në Tiranë dhe për të firmosur marrëveshjen mes tyre.
“ACR”, ka deklaruar se nuk negociojnë me Kolë Nikollën dhe se nuk negociojnë rreth drejtuesve me askënd tjetër, përveç Bordit Drejtues.
Më herët, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla bëri publik vendimin që kanë marrë minatorët, për takimin nesër në Tiranë, në ministrinë e Punës, për firmosjen e marrëveshjes me “ACR”.