E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney: Irani, "dështimi i madh" i Obamës

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, tha se programi bërthamor i Iranit mbetet “dështimi më i madh” i presidentit Barack Obama.

Ai premtoi një qasje shumë të ndryshme, nëse i fiton zgjedhjet presidencialë në SHBA, që mbahen në muajin nëntor.

Megjithatë, Romney nuk ka specifikuar se çfarë do të ndryshonte në politikën ndaj Republikës Islamike, në një kohë kur kanë ngecur bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, për të cilin Perëndimi dyshon se Teherani po përpiqet të krijojë një armë bërthamore.

Irani aktualisht është duke vuajtur sanksionet më të rrepta ndonjëherë nga SHBA dhe BE-ja.

Një raport i kohëve të fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha se Irani ka instaluar më shumë se një mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit në një bunker për mbrojtje nga provat bërthamore në Fordo, në afërsi të qytetit të shenjtë Qom.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›