E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajoni i Puglias ndihmon disa spitale të vendit tonë me aparatura digjitale për diagnostikimin e e tumoreve tek gratë

Aparatura diagnostikuese për sëmundjet e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, pritet të instalohen së shpejti në qendrat shëndetësore të disa qyteteve të Shqipëris, në sajë të Programit INTERREG III, mbështetur nga qeveria italiane, në bashkëpunim me palën shqiptare. Për këtë qëllim, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nisur nga angazhimet e saj dhe për kujdesin shëndetësor ndaj nënës dhe fëmijës, u takua sot me drejtuesin e këtij Programi, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Presidencës së Rajonit të Puglias, Leonardo Volpicella. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se gjatë takimit, znj. Topalli vlerësoi mbështetjen e palës italiane për diagnostifikimin e tumoreve të gjirit dhe mitrës tek gratë si dhe shprehu përkushtimin e saj për vijimin e fushatave sensibilizuese në këtë drejtim. "Do të punoj me të gjithë forcat dhe vullnetin tim si grua, nënë dhe politikane, që aparaturat e mamografisë dhe diagnostfikimit të tumorit të qafës së mitrës, të vendosen dhe ato në qytete, të cilat nuk i kanë. Në takimet e mia në Elbasan, Sarandë, Fier e Berat, u kam premtuar grave se do t’u krijojmë të gjitha mundësitë për pajisjen me aparatura për diagnozën e këtyre tumoreve, që ato të kenë mundësinë e parandalimit të këtyre sëmundjeve të rrezikshme për jetën e tyre”, u shpreh znj. Topalli. Nga ana e tij, drejtori i Programit Interreg 3, i shpjegoi Kryetares së Kuvendit rezultatet e jashtëzakonshme të projektit në Shqipëri, veçanërisht në mamografinë e gjirit. "Përmes një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi pasur me mjekët shqiptarë, ne kemi arritur të kryejmë 12 mijë mamografi dhe 5 mijë papteste", u shpreh z. Volpicella. Ai theksoi angazhimin e palës italiane për të plotësuar premtimin e kryeparlamentares për pajisjen me aparaturat e diagnostifikimit te qendrave spitalore të qyteteve të Shqipërisë, fillimisht në ato qytete , ku ky risk është më i madh. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›