Reagon Dhoma e Tregtise: Procesi i zgjedhjeve i rregullt
Kryesia e Dhomes se Tregtise vlereson se, procedurat e zgjedhjes se Nikolin Jakes ne krye te Dhomes, kane qene te ligjshme. "Kryesia e Dhomes konkludoi, qe ne ditet ne vijim t'í kthehet pergjigje zyrtare ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, duke theksuar dhe argumentuar ligjshmerine e procedurave dhe procesit zgjedhor te dates 24 tetor 2009 per zgjedhjen e kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane" njoftuan dje burimet zyrtare te Dhomes se Industrise dhe Tregtise. Pa u shqetesuar nga reagimi i qeverise dhe opinioni publik, Kryesia e Dhomes se Tregtise dhe industrise ka zhvilluar dje mbledhjen e pare nen drejtimin e kryetarit te ri. Ne mbledhje u kerkua krijimi i nj baze te dhenash profesionale te bizneseve shqiptare te kategorizuar qe t'u afrohen ketyre te fundit. Studim statistikor/sektorial tregu per t'iu vene ne dispozicion bizneseve shqiptare, ne misione, forume, takime B2B etj. Gjithashtu u vendos perfshirja ne bazen profesionale te te dhenave e nje linku, ku biznesi te kete mundesi te perzgjedhe punonjes te kualifikuar dhe profesionale, si rezultat i nje seleksionimi te bere nga departamenti i sherbimeve te biznesit, qe jo vetem percjell kandidaturat specifikues qe biznesi kerkon, por edhe shoqeron secilen kandidature me nje material vleresues qe percaktohet nga nje panel i specializuar i Dhomes. Ne mbledhje u prezantua drejtoresha Ekzekutive e Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, Eugenia Gjuraj, gjithashtu dhe sekretari i ri i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, Gezim Podgorica. Nga Kryesia, u vleresua pozitivisht niveli i deritanishem i bashkepunimit midis Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe institucioneve te tjera qendrore dhe vendore te lidhura me biznesin. Gjithashtu u theksua qe edhe ne te ardhmen te ruhet dhe te intensifikohet, niveli i bashkepunimit me Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe me institucionet e tjera qendrore dhe vendore, pa cenuar pavaresine dhe integritetin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, si perfaqesuese e biznesit dhe e zgjedhur prej tij, per te mbrojtur dhe promovuar interesat.