E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi i droges, kerkohen 10 vjet burgim per Hasajn

Tirane- Trafiku i droges mes vendit tone dhe Gjermanise, rrezikon t'i kushtoje 10 vjet burgim, te pandehurit Gazmend Hasaj. Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar dje gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e tij per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Gjate seances se djeshme gjyqesore, prokurori i ka bere te ditur gjykates, se ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 5 gusht te vitit te kaluar. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se Hasaj, i shiti 11 kg hashash nje agjenti gjerman, te ardhur nga Bavaria enkas per droge. Gjate hetimeve te kryera ne Shqiperi dhe me ardhjen e leter-porosise nga shteti gjerman, eshte provuar se i pandehuri Gazmend Hasaj, njihej prej kohesh me te pandehurin e arrestuar ne Bavari, Edis Muja, pasi te dy sebashku jetonin dhe banonin ne nje qytet. Ne zonen ku dy te pandehurit jetonin, njiheshin nga agjentet e anti-droges si "shperndares" te sasive te vogla te heroines. Per te zbuluar "furnizuesit" e dy emigranteve, policia gjermane angazhoi nje agjent sekret te moshes 60 vjec, qe shtiret si bleres droge dhe perdorues. Pas disa blerjeve ne sasira te vogla, agjenti gjerman niset ne drejtim te Shqiperise per te blere sasine prej 100 kg heroine, me nje makine te vogel. Por edhe pasi ka siguruar nje automjet me te madh, dy shqiptaret i kane shitur atij vetem 11 kg hashash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›