E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Gjykata e Lartë: S'ka pasur përgjime, as ndërhyrje

TIRANË- Gjyka e Lartë reagon menjëherë pas njoftimit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj shtetasve Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, pasi akuzohen se kanë ushtruar presion Gjykatës së Lartë për lirimin e një të dënuari të akuzuar për vrasje.

Burime zyrtare nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se anëtarët e Kolegjit Penal që kanë shqyrtuar cështjen e shtetasit Vilson Mellaraj nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me personat nën hetim dhe se vendimi për këtë rast është marrë konform ligjit.

Sipas Gjykatës së Lartë vendimi është dhënë në bazë të rregullave dhe është bazuar në ligj dhe nuk ka pasur kontakte me personat nën hetim dhe si rezultat as përgjime telefonike, ashtu sic pretendon Prokuroria se skandali është zbuluar nëpërmjet përgjimit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›