E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, 1 person grabit biznesmenin, terrorizon me armë banorët

VLORË-Terror në qytetin bregdetar të Vlorës. Një person i maskuar dhe me armë zjarri e cila dyshohet e tipit kallashnikov, nën kërcënimin e armës ka grabitur menaxherin e një supermaketiv më të madh në qytetin e Vlorës.

E gjithë skena është parë nga banorët, ndërkohë që grabitësi pasi ka qëlluar me pjesën e pasme biznesmenin është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime nga Vlora bëjnë me dije se grabitësi është larguar  me një shumë rreth 6 milionë lekësh të reja në zonën e Skelës, ndërkohë që policia është vënë menjëherë në ndjekje.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se arma e grabitësit mund të jetë lodër, por menaxheri ka dëshmuar se ai është goditur nga një pjesë e armës të cilat bën të dyshimta versionet e armës lodër.

Pasi ka rënë në gjurmët e grabitësit, policia ka rrethuar zonën e Skelës, ku personi i armatosur është fshehur pas grabitjes dhe po ushtron terror me armë. 

Ende nuk dihet identiteti i grabitësit, ndërkohë policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 4 persona. Sipas policisë dyshohet se personi i armatosur ka pasur një konflikt në atë zonë, ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkesave të tij.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Grabitja ne Vlorë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›