E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon LSI, pas diversioneve të ylberistëve të Edvinit. Vasili: Rama t’i ëndërrojë zgjedhjet e parakohshme

“Edi Rama duhet t’i ëndërrojë për katër vjet zgjedhjet e parakohshme parlamentare”. Një deklaratë të tillë ka mbajtur sot Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, bërë gjatë një konference për shtyp pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me qendrimin e Partisë Socialiste mbi procesin zgjedhor. “Do t’i duhet të ëndërrojë katër vjet dhe ta ripërsërisë ëndrrën e tij, pasi marrëveshja jonë është ngritur jo mbi interesa të vogla personale”. Në këtë konferencë zoti Vasili hodhi poshtë edhe disa lajme të publikuara nga media pranë lidershipit socialist në lidhje me një takim të zhvilluar këto ditë mes kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së, Meta. “S’ka marrëveshje dhe negociata, pasi qeveria do të mblidhet në shtator”. Në thelb, kjo konferencë kishte qendrimin e LSI-së në lidhje me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e pandemisë së gripit të derrave. Sipas kësaj force politike, me planet e deritanishme të vëna në funksion nga kjo ministri, situata mund të konsiderohet nën kontroll.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›