Fakti 1/Bizhga në jerm i thërret Malajt: “Hajde ti, Klodi, këtu...”
Njërin në çadër po e lodh shumë jermi i ditës së 18-të. Gazmir Bizhga, që shpesh e më shpesh bën sikur ka marrëdhënie preferenciale me kryetarin e partisë, ditët e fundit ka nisur të flasë në jerm kohë e pa kohë, dhe dje, thuajse të gjithë grevistët kanë konfirmuar për një media të Edi Ramës se Gazi duhet nxjerrë menjëherë, pasi po përsërit frazën “Hajde ti Klodi këtu”, drejtuar vazhdimisht nga vendi ku bariste Arben Malaj, në kohën kur qe në grevën e urisë dhe s’qe kandisur ende të arratisej natën. Shprehja “Hajde ti Klodi, këtu”, u bë edhe më e shpeshtë në ditën e Homofobisë, bile u bashkëshoqërua edhe nga fraza prej tutori “më ka thënë kryetari”, dhe u shndërrua në refrenin ditor të Gazmir Bizhgës. Nuk është e qartë, nëse ky refren i përsëritur e ka detyruar deputetin e Qarkut të Vlorës të arratiset natën nga “çadra e lirisë”, por ka të ngjarë që sot, kryetari të marrë masa ndaj deputetit të Durrësit, i cili me jermllëkut e vet, po rrënon moralin e çadrës.