E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillte hashash në oborr, penalizohet e moshuara

Nje 70 vjecare eshte arrestuar per kultivim te bimes se hashashit ne nje fshhat te Pogradecit. Bimët narkotike u bllokuan në cilësinë e provës, ndërsa e moshuara, për shkak të moshës, do të ndiqet në gjendje të lire 

POGRADEC - Policia e Pogradecit filloi dje procedimin penal në ngarkim të 70-vjeçares Lirie Myftar Capo, nga fshati Gështenjas i Pogradecit, pasi në oborrin e shtëpisë së saj u gjetën të mbjella 6 (gjashtë) rrënjë hashash. Bimët narkotike u bllokuan në cilësinë e provës, ndërsa Capo, për shkak të moshës, do të ndiqet në gjendje të lirë. Sipas policisë, pas veprimeve proceduriale për veprën penale "kultivim të bimëve narkotike", materialet në ngarkim të së moshuarës i kaluan po dje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›