E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetesimi i BE-se problem azilkerkuesit e Ballkanit

Rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia pas liberalizimit të vizave, ka shkaktuar shqetësim në Bruksel. Alarmi u lëshua nga disa shtete anëtarë të BE si Gjermania, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Mikele Cerkone, zëdhënësi i komisioneres për marrëdhënie të brendshme në BE, Sesilia Malstrom, deklaroi se nëse vendet ballkanike nuk marrin masa për të ndaluar këtë dukuri, atëherë vihet në rrezik liberalizimi i regjimit të vizave. Vetë komisionerja Malmstrom, përmes një letre dërguar që më 20 shtator ministrave të brendshëm të këtyre vendeve ballkanike, shpreh shqetësimin për numrin në rritje të azilkërkuesve dhe kërkon nga ata njoftimin e Komisionit mbi masat që kanë ndërmarrë në lidhje me çështjen.

Rritja e numrit të azilkërkuese ballkanikë në vendet e BE-së do të diskutohet në forumin ministerial BE-Ballkan që do të zhvillohet në 3 dhe 4 tetor në Ohër të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›