PD, Erla Mëhilli: Interesi i bllokmenëve milionerë, vetëm ai personal- të varfërit i duan për t’i varfëruar çdo ditë
Partia Demokratike reagon pas deklaratës së Ilir Beqaj, lidhur me dhënien e shpërblimeve për pensionistët: “Qeveria socialiste në 8 vite qeverisje ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistët”Selia blu i është kundërpërgjigjur menjëherë një pseudodeklarate të paqartë dhe të mbushur me spekulime të një prej eksponentëve të Partisë Socialiste. Pak minuta pas baltosjes që Ilir Beqja i bëri vendimit të qeverisë për dhënien e shpërblimeve për të gjithë pensionistët në vend, Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Erla Mëhilli deklaron se qeveria e kryeministrit Berisha ia kalë edhe në kushtet e krizës më të rëndë globale të miratojë shpërblimet për festa, ndërsa qeveria socialiste në 8 vjet ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistët dhe këtë e ka bërë për qëllime elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005. “Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj nxorrën sot në tegun e mediave trillimin e rradhës, sipas të cilit shpërblimi që u jepet pensionistëve këtë vit është 30% më i vogël se shpërblimi i dhënë nga qeveria socialiste në vitin 2004. Partia Demokratike thekson se këto trillime të ulta janë të denja vetëm për Edvin Ramën dhe grupin që ai kryeson mbasi shqiptarët e dinë fare mirë se qeveria socialiste në 8 vite ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistë dhe ai ka qënë 3.5 mijë lekë për pensionistët në qytet dhe 1.5 mijë lekë për pensionistët në fshat, madje ky shpërblim i dhënë vetëm një herë në 8 vite qeverisje, është dhënë vetëm për qëllimet elektorale të vitit 2005”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.Ajo u shpreh në emër të Partisë Demokratike se “grupi i bllokmenëve milionerë në krye të Partisë Socialiste mund të ketë çdo lloj interesi në këtë botë përveç interesave sociale pasi në traditën e paraadhësve të tyre ata të varfërit i duan vetëm për t’i varfëruar më tej”....