Ambasadori holandez: Integrimi i vendit kërkon bashkimin e forcave, jo nxitjen e bojkotit institucional

Ambasadori holandez në Tiranë Henk Van Den Dool apelon për kapërcimin e ngërçit politik dhe kontribuimin e të gjitjha frocave politike në rrugën e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit evropian. I ngarkuari me punë nga qeveria e Holandës në Tiranë, Henk Van Den Dool ka reaguar ndaj situatës politike në Shqipëri, shkaktuar nga bojkoti i tejzgjatur i opozitës, sipasojë e vendimeve personale të lidershipit të saj Edi Rama. Gjatë një interviste televizive, ambasadori hollandez tha se palët duhet të kapërcejnë këtë situatë dhe të bashkohen për të çuar përpara procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë aspekt ai shtoi se bojkotimi i punimeve të parlamentit e bën më të vështirë integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian, përsa kohë palët duhet të angazhohen për reforma dhe stabilitet politik. “Unë do të doja që të gjithë njerëzit të shikonin se kush do ta zgjidh këtë situatë dhe për ta bërë këtë gjë duhet të ndahen përgjegjësitë. është shumë e thjeshtë të thuash që opozita e ka fajin sepse po bojkton paralmentin. Unë nuk dua të komentoj këtë gjë, por është tjetër të thuash se opozita po bojkoton parlamentin dhe duhet të zgjidhet kjo gjë, sepse nuk është problemi i opozitës, por edhe problemi i maxhorancës, jo për faktin se janë gabuar apo kanë të drejtë, por sepse qeveria është qeveri dhe ka një përgjegjësi ekstra dhe duhet të kalojë këtë situatë”, tha Van Den Dool.Ai shtoi se “koha po vjen që të lihen mënjanë mosmarëveshjet politike sepse është integrimi evropian çështja më kryesore në axhendë si për PD ashtu dhe për PS, për LSI apo dhe për gjithë të tjerët”. “Të gjithë duhet të bashkojnë forcat”, tha Van Den Dool.Ambasadori Henk Van Den Dool shtoi më tej se duhet të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit përmes marrjes së masave konkrete ndërsa vuri në dukje faktin se shumica e pyetjeve që Komisioni Evropian i ka adresuar qeverisë shqiptare lidhet me këtë fenomen....