E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Prifti: Në Asamblenë e PS kishte shpifje, ftoj Ramën në debat ballë për ballë

Tiranë, 17 janar NOA - Ministri i Ekonomisë
dhe Energjitikës, Dritan Prifti vetëm pak orë pas mbarimit të Asamblesë
Kombëtare të PS-së, doli në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës reagoi për
akuzat e hedhura mbi të si një nga përgjegjësit kryesor për përmbytjet në Shkodër.

Në Asamble u bë një monolog shpifjes. U thanë
akuza të pabazuara për punën e atyre që kanë bërë menaxhimin e situatës në veri
tha ministri Prifti i cili shtoi se të dhënat e përdorura në asamblenë e PS-së
nuk janë konfidenciale, por janë të dhënat që janë bërë publike nga grupi i
punës që ka bërë menaxhimin e situatës.

Gjatë deklaratës së sotme, Prifti theksoi se i
ka bërë ftesë Ramës për debat publik ballë për ballë ndërsa shtoi se ripërsërit
ftesën për debat.

Ministri, Dritan Prifti ka hedhur poshtë
akuzat e bëra disa ditë më parë nga deputeti i opozitës Taulant Balla i cili
tha se ministri ndodhej më pushime në Turqi në kohën kur veriu notonte. Bileta
e publikuar në media është e falsifikuar. Kanë falsifikuar oraret dhe klasin.
Kam qenë në Turqi, por i kam dhënë porosi zëvendëskryeministrit kur s'kam qenë
në Shqipëri për menaxhimin e situatës. Kam qenë në Turqi për arsye familjare
shëndetësore deklaroi ministri.

Më tej Prifti është ndalur te akuzat që ka
hedhur deputetit të PS-së, Erjon Braçe i cili tha se janë fshehur të dhënat për
HEC-et në datën 27 dhjetor duke i quajtur ato shpifje.

Kam ngritur grup pune më 8 nëntor. Kam
paralajmëruar situatën në 26 dhjetor.

27 dhjetorin e ka fshehur Braçe. Më 27 dhjetor
prurjet kanë shkuar mbi 1100 metër kub në sekondë tha ministri Prifti duke quajtur
shpifje deklaratën në Asamble për mos ngritjen e komisionit.

k.k/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›