Autostrada Morinë-Prishtinë- Merdarë, shpallet oferta më e mirë

Prishtinë, 18 janar, NOA Sot shpallet oferta
më e mirë për ndërtimin e autostradës Morinë-Prishtinë-Merdarë. Lajmi bëhet me
dijeni nga Komiteti Ndërministror i Kosovës, i caktuar për ndërtimin e kësaj autostrade,
e cila në vetvete do të jetë vijim i autostradës Durrës-Kukës. Nga ana e tij, këshilltari
i ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Mevludin
Krasniqi, është shprehur se sot nuk do të shpallet fituesi i autostradës, por
shpallet oferta më e mirë. Sipas tij, kjo nënkupton që me ofertuesin më të mirë
do të fillojnë negociatat për kontratë.
Komisioni vlerësues teknik e financiar dhe kompania konsulente, kanë
kryer punën e vet dhe sot ky komision paraqet një raport para komitetit.
Komiteti pastaj merr një vendim për hapat e mëtutjeshëm, tha ai.
Kompanitë konkurruese për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare janë kompania
Alpine nga Austria, kompania amerikano-turke Bechtel & Enka, Makyol
nga Turqia, Pizzaroti nga Italia, Porr nga Austria, Strabag nga Austria,
dhe Terna nga Greqia.
n.e/NOA