Filmi Avatar rrëmben Globin e Artë për dramën dhe regjinë

Uashington, 18 janar, NOA Filmi Avatar, i
cili po njeh shifra marramendëse të fitimit gjatë javëve të fundit, ka arritur
të fitojë çmimin më të mirë për dramë Globi i Artë. Filmi i njohur fantastiko-shkencor
i cili ka për regjisor të tij, James Cameroun, gjithashtu e fitoi çmimin për
regjinë më të mirë në një ceremoni të posaçme të ndarjes së çmimeve në Beverly
Hills të Kalifornisë.
Bëhet me dijeni se ky film i ka rrëmbyer aq
shumë shikuesit amerikanë saqë vazhdon
të qëndrojë në krye të klasifikimit për të pestën javë rresht.
Përllogaritet se premiera e realizuar deri
tani nga regjisori i famshëm James Cameroun ka fituar 1.6 miliardë dollarë.
Vetëm gjatë fundjavës së fundit, ky film
arriti të fitonte në total 41 milionë dollarë.
n.e/NOA