E Diel, 1 Nëntor 2026

Në panairin e turizmit 2010 në Ohër, 25 agjentë turistikë

Ohër, 18 janar, NOA - Në panairin e tretë me
radhë të turizmit 2010 në Ohër, me pjesëmarrjen e 25 tur-operatorëve nga
Shqipëria, Turqia, Bullaria, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Serbia, Italia,
Hungaria, Mali i Zi, u prezantua oferta turistike për sezonin e vitit në
vijim-2010. Sipas fjalëve të Zoran Strezovski, drejtor i Agjencisë për
zhvillimin e turizmit në Maqedoni, të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, janë
interesuar për subvencionimet e shtetit dhe të organizmave turistik në turizëm,
që është risi në Maqedoni dhe që është shpresëdhënëse që do të influencojë
pozitivisht në aspektin e zhvillimit të turizmit.

Tur-operatorët izraelitë, lidhur me vizitat e
shumta të grupeve të turistëve nga ky vend, kanë vërejtur se Maqedonia bën
përpjekje maksimale për të sjellë sa më shumë turistë të huaj e sidomos nga
Izraeli. Mirëpo, disa tur-operatorë të huaj, janë ankuar për mangësitë që
vërehen në fushën e turizmit në Maqedoni. Shembull konkret është shprehur nga
turoperatorët izraelit, të cilët kanë potencuar se është e vërtetë se në
Maqedoni ka se çfarë të shihet e të vizitohet, por ama, ka edhe çështje që
duhet urgejntisht të mënjanohen dhe të rregullohen, sepse asnjëherë nuk mund të
llogaritet se Maqedonia do të vizitohet masovikisht, kanë pohuar tur-operatorët.

Sido që të jetë, ekspertët e turizmit
vlerësojnë se Maqedonia, vite me radhë po ballafaqohet me një krizë të theksuar
turistike.

Në kuadër të këtij panairi, edhe komuna e
Strugës, udhëhequr nga kryetari i komunës Ramiz Merko, si dhe hotelierët
strugan, kanë prezantuar ofertën turistike për vitin 2010.

Gjatë ditëve të panairit të turizmit, është
paraparë të mbahet edhe një forum turistik, në të cilin do të debatohet për
pozitën e turizmit në Maqedoni dhe oferta ndërkombëtare turistike. Ky panair,
organizohet nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit dhe
Ministrisë së ekonomisë së RM-së.

NOA-INA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›